Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi: Duhet të fillojmë bisedimet për propozimin franko- gjerman

Gazeta10
23 November 2022 - 23:01

Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi nuk ka treguar asgjë për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi përmes një cicërime në Twitter tha se pas marrëveshjes së sotme, Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për propozimin e BE’së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi.

Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.