Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi takohet me eksperten pranë ECOSOC, ZKM jep detaje

Gazeta10
22 November 2023 - 18:43

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim eksperten pranë ECOSOC, njëkohësisht Drejtoren e Institutit të Financave të Libanit, Lamia Moubayed Bissat.

Siç njofton kumtesa për media, ekspertja Bissat shprehu kënaqësinë e saj që ndodhet në Kosovë e që po mëson më shumë mbi historinë dhe zhvillimin e vendit tonë. Ajo gjendet në Kosovë me rastin e mbajtjes së konferencës ‘’KosovaPar2023’’, ku po diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike, fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj, e cila po organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se reforma e administratës publike është prioritet i Qeverisë sonë.

Bissat e vlerësoi këtë përkushtim të Qeverisë, duke thënë se reforma e administratës publike si prioritet, nuk është diçka të cilën e vërejmë shpeshherë në vende të ndryshme, andaj edhe është për t’u përgëzuar.

Më tej, zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi politikat ekonomike dhe nismat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim uljen e pabarazisë e shpërndarjen e barabartë.

Duke e falënderuar për vizitën e fjalët e saj inkurajuese, zëvendëskryeministri Bislimi i dëshiroi qëndrim produktiv në Kosovë ekspertes Bissat. Nga ana tjetër, ajo shprehu admirimin e saj për punën që po bëhet dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.