Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi takon shefen e Zyrës greke në Kosovë: Synojmë ura bashkëpunimi

Gazeta10
01 March 2023 - 19:51

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali, të cilës fillimisht i ofroi ngushëllimet e tij më të sinqerta në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur mbrëmë në Greqinë qendrore.

Ai tha se “i qëndrojmë pranë Greqisë në këtë moment të vështirë dhe bashkëndjejmë me miqtë grekë”.

Vakali, sipas njoftimit të Kryeministrisë, “vlerësoi në mënyrë të veçantë ngushëllimin e shprehur nga ana e zëvendëskryeministrit dhe atë të liderëve institucionalë në Kosovë”.

Gjatë takimit, siç thuhet më tej në njoftim, u diskutua në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi, prioritetet dhe interesat e përbashkëta, format e thellimit të bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Për Kosovën, Greqia është një vend partner, me të cilin synon që të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi”, theksohet në njoftim.

Zëvendëskryeministri u tha se e informoi ambasadoren greke edhe mbi zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel.​

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.