Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi thotë se Qeveria Kurti është e përkushtuar për sundimin e ligjit

Gazeta10
27 October 2022 - 9:53

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit, raporton Gazeta10.

Bislimi ka thënë se Kosova po radhitet në vendin e dytë sa i takon përmirësimit në sundimin e ligjit.

Ai ka thënë se po rikonfirmohet vlerësimin pozitiv.

Këtu keni statusin e plotë:

“Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Ëorld Justice Project, Kosova radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit dhe e para në Ballkanin Perëndimor në rankimin e përgjithshëm.

Si Qeveri, mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë në fushën e sundimit të ligjit. Rikonfirmojmë vlerësimin pozitiv si në vitin e shkuar, nga ky projekt”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.