Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bizneseve u mbesin prodhimet në gjysmë  

Gazeta10
30 August 2022 - 20:26

Raporti: Egzona Shala

Reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike po vazhdojnë t’u sjellin dëme të mëdha bizneseve në vend. Ato ankohen se prodhimet po u mbesin në gjysmë për shkak të reduktimeve të vazhdueshme, e një pjesë e produkteve  po dëmtohen, andaj edhe nuk po mund të plasohen në treg. Nga Kompania “Frutex” kanë thënë se po u duhet të paguajnë ekspertë nga jashtë për ri-instalimin e paisjeve të cilat po u dalin jashtë funksionit për shkak të reduktimeve. Ata thonë se dëmet që u janë shkaktuar deri tani në prodhim janë shumë të mëdha, shkruan Kanal10.

Lëngjet u bën gati për prodhim.

Por që i gjithë procesi pak para përfundimit, mbeti në gjysmë.

E në vend se të bëheshin gati për t’u shpërndarë në treg, lëngjet u kthyen prapa.

Për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike, lëngjet të cilat ishin në proces të prodhimit në kompaninë “Frutex” nuk arritën të eksportohen.

Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi ka treguar se dëmet që po u sjellin reduktimet e energjisë janë shumë të mëdha.

Ai ka thënë se kanë vonesa në prodhim të produkteve dhe se kompania ka humbje për shkak të këtyre vonesave që ndikojnë pastaj në eksport.

Palushi ka treguar se për ri-instalimin e pajisjeje të cilat dalin jashtë funksionit kompania po detyrohet që të angazhoj inxhinier nga Gjermania, e të cilët kërkojnë pagesa të larta.

KEDS-i ka bëri të ditur se qytetarët do të vazhdojnë të përballen edhe më tej me reduktime të energjisë elektrike.

Ndërkohë, përkundër që Ministria e Ekonomisë kishte njoftuar se furnizimi me energji do të jetë i rregullt pas ndihmës që Shqipëria i ka ofruar vendit, reduktimet dy orë me energji e 6 pa të po vazhdojnë edhe më tej.

Për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë, bizneset kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen, e të ndahet një fond i veçantë për përkrahjen e tyre. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.