
Ish Kryesia e FC Kosova ka nderuar kryetarin e tanishëm të klubit, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani, Ilir Sinani.
Sinani është shprehur i lumtur pasi që ka marrë nga ish kryesia e klubit titullin më të lartë të nderit.
“Për mu si President i FC Kosova dhe anëtarët tjerë të Kryesisë është nder i madh me u dekorua si President nderi i FC Kosovës”, është shprehur Sinani.
Ai ka premtuar se do të vazhdojë të punojë për të mirën e klubit duke premtuar ngritjen e klubit sa më lartë.
Ndryshe, Sinani ka dhënë kontribut për klubin nga viti 1997, duke qenë për 12 vite nënkryetar dhe 4 vite President i klubit ku edhe vazhdon të jetë ende.
Kujtojmë se Ilir Sinani është biznesmen i dëshmuar, me sukses të madh në Gjermani. /GAZETA10/



