Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Biznesmeni shqiptar në Gjermani, Isak Neziri tregon për sfidat dhe suksesin e kompanisë së tij

Gazeta10
18 October 2023 - 22:22

Afaristi i njohur në Gjermani, Isak Neziri gjatë një interviste nga gazetari Kushtrim Sadiku ka treguar për sfidat dhe suksesin e kompanisë së tij “EFA”.

Neziri tregon se kjo kompani ka të punësuar rreth 350 punëtorë në Gjermani dhe 250 tjerë në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Efa shërbime sh.p.k që është në Gjermani në Bingen është themeluar në 2007, me kalimin e kohës më besimin që na është dhënë nga gjermanët nga klientët kemi arritë që të vazhdojmë edhe në Stuttgard, në kompaninë tonë “EFA” janë mbi 350 punëtorë, kompania jonë operon me të njejtin emër edhe në Kosovë që nga 2011 me 250 punëtorë”, tha ai për Kanal10.

Ai gjithashtu ka folur edhe për fondacionin “BEKAI” i cili përbëhet nga tre persona.

“BEKAI përbëhet nga unë Isak Neziri, ish shefi im ku kam punuar më herët dhe kolegu po ashtu afarist shumë i njohur, Babak Mamaezi”, shtoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.