Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bledi Mane mbështet Edonën: Edhe në Qeverinë e Kurtit ka homoseksual

Gazeta10
23 October 2023 - 23:14

Opinionisti i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”, Bledi Mane gjatë Prim-it të sotëm të këtij sezoni, e ka filluar me kritikat ndaj banorëve të shtëpisë.

Përpos kritikave ai shprehi edhe mbështetje ndaj banores Edona James.

Ai i tha se ajo nuk duhet të ndihet keq duke e vlerësuar si një vajzë të mirë dhe të bukur dhe ta pranojë vetën siç është.

“Ti Edona nuk duhet të qash, ti nuk duhet të tregohesh e dobët sepse ti ke kaluar drama në jetë jo për fajin tënd. Tek trupi jot ishte një person i gabuar dhe nuk ishte gabim i natyrës dhe i Zotit.Por ti ishte tersi se sa thellë do të paragjykonin, se sa thellë do të poshtëronin. Ti je qytetare e këtij vendi,e këtij planeti. Pranoje vetën siç je. Shpërndajë dashuri. Jep leksione të mira nga ajo shtëpi dhe duajeni njëri-tjetrin sepse sytë dhe  veshët e shqiptarisë janë tek ju”.

E tutje Bledi ka shtuar se homoseksuale, transgjinor etj, ka edhe në Qeverinë Kurti, edhe në Qeverinë Rama, ka kudo në shoqëri dhe nuk duhet të ndihen keq e të bullizohen.

Bledi tutje u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.

“Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdo kush e ka hapësirën e tij”, tha mes tjerash Bledi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.