Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blendi Fevziu me vlerësime maksimale për Policinë e Kosovës: Duken si amerikanë

Gazeta10
27 September 2023 - 12:45

Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, gjatë emisionit të së martës.

Në diskutimin për sulmin terrorist në veri, gazetari Artan Hoxha po fliste për aksionin fantastik që e realizoi Policia e Kosovës në veri.

Ndërkaq gazetari Blendi Fevziu tha se përveç që janë të trajnuar edhe policët e thjeshtë kur të ndalojnë në rrugë, duken si amerikanë.

“Edhe policët që të ndalojnë në rrugë janë si amerikanët, s’kanë lidhje me Ballkanin fare”, tha Fevziu.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri aksioni i suksesshëm i Policisë në veri u duartrokit fuqishëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.