Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes, Osmani ia pranon dorëheqjen

Gazeta10
30 November 2023 - 11:57

Blerim Vela nuk do të jetë më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e presidentes Osmani, ku konfirmohet largimi i tij.

Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani tre vite më parë.

Ai është i njohur për postimet në rrjetin social “X” me gjuhë skandaloze e aspak institucionale, sidomos kundër mediave.

Vela i cilësonte raportimet e mediave si pjesë e luftës speciale të përgatitur nga skemat e Beogradit.

Pastaj, në fillim të këtij muaji, Vela kishte përdorur një ironi banale duke kërkuar që gazetari kosovar, Fahri Musliu, të bëj testin e ADN-së me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Për këtë ironi, ai kërkoi falje.

Mandati i Velës është përcjellë me luftë kundër gazetarëve e me ironi që kanë shkaktuar reagime publike./Demokracia

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.