Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerta Deliu: Kurti mund ta zgjedhë presidentin edhe pa 22 deputetët e PDK-së

Gazeta10
20 August 2026 - 11:47

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit, sipas saj, janë shkelur.

“Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja e Kuvendit dhe obligimi parësor i yni është që të konstituohet Kuvendi”, tha Deliu-Kodra.

Ajo theksoi se zgjedhja e presidentit është çështje tjetër dhe se nuk mund të flitet për marrëveshje politike pa u konstituuar Kuvendi dhe organet e tij.

“Albin Kurti e ka mundësinë që, pa 22 deputetët e PDK-së, ta zgjedhë presidentin, por nuk mund të flitet për marrëveshje politike pa u konstituuar Kuvendi dhe organet e tij”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra paralajmëroi se PDK do të vazhdojë aksionet e saj në ditët në vijim.

“Prandaj, ne do t’i vazhdojmë aksionet tona dhe do të jemi çdo mëngjes para Qeverisë”, përfundoi deputetja e PDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.