Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Blinken tregon çka i tha Kurtit: Plani tre pikësh i BE-së është rruga përpara

Gazeta10
27 Qershor 2023 - 8:15

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken ka theksuar se plani tre pikësh i Bashkimit Evropian është rruga që duhet ndjekur.

“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij.

Kujtojmë se nga BE-ja kanë kërkuar që kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës, t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë ndërtesave komunale, të bëhet tërheqja e Njësisë Speciale të Kosovës si dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.