Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Blinken vesh të birin si Zelensky për ‘Halloween’ (VIDEO)

Gazeta10
31 October 2023 - 18:24

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është vënë nën kritika pasi kishte veshur djalin e tij të vogël në një stil të ngjashëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i dhënë dhe një flamur ukrainas për një pritje mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Imazhe të eventit të pritur nga presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden tregonin Blinken pranë fëmijëve të tij teksa i biri mban një xhaketë në jeshile të errët në stilin e Zelensky, ndërsa e bija mban një flamur të verdhë e blu.

Vetë Blinken nuk kishte bërë veshje të veçantë por shakaja e Halloween me luftën nuk u prit mirë në rrjetet sociale.

Një tjetër shkruante “Shfaqje kllounësh për Luftën III Botërore; Antony Blinken vesh të birin me kostum Zelensky dhe të bijën me flamur ukrainas në Shtëpinë e Bardhë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.