Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokimi i rrugës Mitrovicë-Jarinje, Ministria thotë se ekziston rreziku për rrëshqitje të reja

Gazeta10
14 Gusht 2022 - 17:03

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka apeluar qytetarët të mos i drejtohen rrugës Mitrovië-Jarinje, por të kërkojnë rrugë alternative pas rrëshqitjes së gurëve atë pjesë, shkruan Gazeta10.

Sipas Ministrisë, lokacioni “Shkëmbi i Kajushes”është mbyllur për qarkullim, dhe se ende ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja.

“Sot rreth ores 9 të mengjesit, në rrugën Nacionale N 22.3,  segmanti Mitovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si”Shkëmbi I Kajushes” kanë rreshqitur gurët dhe është mbyllur rruga. Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndermarrë veprimet për sanim të gjendjes. Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kerkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.