
Boban Bogdanoviq, sekretar gjeneral i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku ka folur edhe për Kryeministrin Kurti, duke thënë se kurrë nuk do ta harrojë takimin me të. “Pas takimit me Kurtin kishte dezinformata se konsumoja kokainë, gisht aty kishte Radojçiq”, tha ai.
Blerim Gashi, ka pyetur Bogdanoviqin se në cilën gjuhë keni biseduar me Kurtin, në lidhje me këtë ai tha se bisedën e kanë fillu në anglisht dhe e kanë përfunduar në serbisht.
Bogdaniviq ka thënë se është gabim që në ekipin e Kosovës në dialog nuk ka një serb. Në lidhje me këtë gazetari Kushtrim Sadiku ka pyetur nëse ai do të pranonte të ishte ne ekipin e Kosovës përballë Vuçiq. Bogdanoviq tha se po pa asnjë problem.
“Unë dhe Rashiq cilësohemi si tradhtarët më të mëdhenj në Serbi”, tha ai.
Ai në fund ka përmendur Kurtin dhe Haradinajn si politikanë që kanë punuar për komunitetin serb në Kosovë dhe atë e ka ftuar edhe që ta takojë.
I pyetur nga Sadiku nëse ka ndonjë mendim për Thaçin, ai ka thënë se Thaçi ka vendosur një themel të mirë të asaj që tash po ndodhë. “Mua më vjen keq për atë që po ndodhë në Hagë”, tha ai.