Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Borell fton Kurtin dhe Vuçiqin në Buksel, nuk dihet ende data

Gazeta10
08 December 2022 - 15:31

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiq, për takimin e radhës në Bruksel, raporton Gazeta10.

Këtë lajm e ka bëtë të ditur vet Stano.

Ai ka thënë se do të jepet data e takimit në kohën e duhur.

“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japim datën në kohën e duhur”, tha ai në konferencën e sotme për media.

Kujtojmë se për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën dhe Serbinë së fundmi është duke u diskutuar një plan franko-gjerman.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.