Duhet Lexuar

​Borrell: Duke ndihmuar Ukrainën, BE-ja shteroi furnizimet e saj ushtarake

Gazeta10
11 Dhjetor 2022 - 21:25

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian, duke furnizuar Ukrainën me armë, ka shteruar rezervat e saj ushtarake.

“Kjo luftë ishte gjithashtu një thirrje zgjimi për të gjithë ne në lidhje me aftësitë tona ushtarake. I dhamë armë Ukrainës dhe më pas kuptuam se furnizimet tona ushtarake ishin shteruar”, shkroi Borrell në blogun e tij javor.

Ndërkohë, Borrell theksoi në llogarinë e tij në Twitter se të dhënat nga Agjencia e Mbrojtjes e BE-së (EDA) konfirmojnë se “evropianët shpenzojnë më shumë për mbrojtjen”.

“Tani duhet të shpenzojmë më mirë për mbrojtjen dhe të bashkëpunojmë më shumë për të mbështetur Ukrainën, për t’iu përgjigjur nevojave urgjente dhe për t’u përgatitur për të ardhmen”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.