
Josep Borrell – përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, ka konfirmuar se xhandarmëria shtesë e Eulexit ka zbarkuar sot në Kosovë.
Borrell këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta10.
“Në këtë kohë të tensionuar në Kosovë, Misioni i EULEX-it përmbushë detyrën për të siguruar stabilitet”, ka shkruar ndër të tjera ai. Teksa, ka thënë se EULEX do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe të sigurojë stabilitet e siguri në rajon./Gazeta10
At these tense times in Kosovo, EU’s Rule of Law Mission #EULEX fulfils its duty to ensure stability: @Eurogendfor gendarmes from @_Carabinieri_ landed tonight to temporarily reinforce @EULEXKosovo's Formed Police Unit. EULEX will continue supporting a safe and secure environment pic.twitter.com/Suuo78fJRC
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 8, 2022