Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borrell shprehet i lumtur për planin franko-gjerman: Franca dhe Gjermania e mbështesin plotësisht

Gazeta10
14 November 2022 - 18:26

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimin që e kanë prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, të paktën nuk është refuzuar nga palët. Megjithatë, ai shprehet se i ashtuquajtur franko-gjerman, propozimi është prezantuar nga ai dhe Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.

”Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim. Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”, tha Borrell.

”Dhe dy-tre vitet e fundit kam qenë vazhdimisht në menaxhimin e krizës. Nga kriza në tjetrën. Zgjidhje e krizës së djeshme dhe pritje për krizën e së nesërmes”.

”Të dyja palët nuk do të thosha se ishin dakord, por nuk e refuzuan propozimin. Nuk e refuzuan, e kjo për tani flet shumë”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.