
Klubi nga Premier League, Bournemouth ka hyrë në bisedime me AS Roma për transferimin e Nicolo Zaniolo për shumën e 30 milionë eurove.
AS Roma e ka pranuar ofertën e tyre për italianin 24-vjeçar, mirëpo e kanë lënë në dorë të lojtarit se ku do të ahkojë, pasi për të janë interesuar edhe AC Milan.
Nicolo Zaniolo këtë sezon ka pasur probleme me lëndime, kështu duke u paraqitur vetëm në 13 ndeshje, në të cilat ka shënuar vetëm një gol.