
Basketbollisti i Pejës, Brad Waldow, është shpallur “MVP” i xhiros së tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Gazeta10.
Waldow ishte një nga më meritorët që Peja arriti fitore në klasiken e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës.
Basketbollisti amerikan në këtë ndeshje arriti të realizoj 12 pikë, 12 kërcime dhe tre asistime.

Poashtu Federata e Bassketbollit të Kosovës ka publikuar edhe formacionin e xhiros së tetë në elitën e basketbollit kosovar.
Top 5-shja e javës përbëhet nga dyshja e Pejës, Brad Waldow e Rodney Purvis, e poashtu edhe nga dy lojtarët e Golden Eagle Yllit, Rashun Darvis dhe Henrik Sirko, ndërsa top 5-shen e kompleton basketbollisti i Bashkimit, Fisnik Rugova.

Në xhiron e tetë të Price Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, Peja vazhdoi serinë 100% të fitoreve me triumfin ndaj Prishtinës, Bashkimi mposhti në udhëtim Vëllaznimin, ndërsa Ylli e mposhti me rezultat të thellë Rahovecin. /Gazeta10/