Rikuperimi i Brahim Diaz po shkon me hapa të shpejtë dhe ai pritet të rikthehet nga lëndim më herët se që ishte planifikuar.
Diaz fillimisht ishte planifikuar të qëndronte jashtë fushave për së paku tre muaj, por mediat spanjolle raportojnë se ai do të jetë në dispozicionin e Carlo Ancelotitt në dhjetor.
Reprezentuesi maroken pësoi një lëndim në përballjen që Real Madridi e luajti kundër Sociedadit më 14 shtator.
Në pesë paraqitje këtë edicion në La Liga, Diaz ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asist.
Sezonin e kaluar, 25-vjeçari luajti rol të rëndësishëm te “Los Blancos”, ku fituan Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.
Diaz ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.
Ai është pjesë e Realit që nga viti 2019, por gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar për dy sezone te Milani.