Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Brahimaj: Cilido deputet i VV-së që s’ka qenë në qeveri dhe nuk ka fyer UÇK-në, do votohej nga AAK

Gazeta10
24 Gusht 2025 - 11:06

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për tentime të qëllimshme për të zvarritur procesin e konstituimit të institucioneve përmes propozimit të kandidatëve, që sipas tij nuk kanë mbështetjen e opozitës.

“Po vazhdojnë me emra jo konsensualë, por provojnë emra që me ble kohë, emra që nuk janë të kapshëm për opozitën”, ka deklaruar Brahimaj.

Ai shtoi se qëllimi i Kurtit është vonesa, jo bashkëpunimi.

“Qëllimi i Albin Kurtit është që nga dita e parë: blerje e kohës, zvarritje, ofendim ndaj institucioneve. Çdo vendim që është kundër tyre, ata dalin dhe e ofendojnë”, theksoi ai.

Brahimaj konfirmoi qëndrimin e AAK-së se nuk do të përkrahin asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka qenë pjesë e qeverisë.

“Do të vazhdojnë me emra të njëjtë. Sigurisht, ashtu siç kemi thënë, cilin do nga emrat që nuk janë në qeveri do të jetë një emër që do ta votojmë”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.