Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Brazili arrin fitore në momentet e fundit në ndeshjen ndaj Zvicrës

Gazeta10
28 November 2022 - 18:56

Brazili ka arritur fitore minimale ndaj Zvicrës me rezultat 1-0 në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të grupit G të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Në pjesën e parë të ndeshjes, të dyja ekipet kishin disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Edhe në pjesën e dytë të dyja ekipet kishin rastet e veta, por më dominues në fushë ishin kombëtarja braziliane.

Momenti vendimtar i kësaj ndeshje ishte ai i minutës së 83-të, kur Casemiro shënoi një gol të bukur për t’a kaluar në avantazh ekipin latino-amerikan.

Deri në fund të ndeshjes, zviceranët nuk arritën të bënin asgjë më shumë për të barazuar rezultatin dhe në fund ndeshjen përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Brazilit.

Në grupin G, Brazili gjendet në vendin e parë me gjashtë pikë, Zvicra në të dytin me tri pikë dhe në pozitat 3 dhe 4 renditen Kameruni dhe Serbia me nga një pikë.

Në mdeshjen e fundit të fazës së grupeve, Brazili përballet me Kamerunin, ndërsa Zvicra ndeshet me Serbinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.