Sport

​Brazili ende pa trajner, në listë tre emra të mëdhenj

Gazeta10
06 Mars 2023 - 14:52

Brazili është edhe më tutje në kërkim të një trajneri të ri në stolin e kombëtares.

Zinedine Zidane është një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Titen i cili u largua pas Kampionatit Botëror që u mbajt në Katar.

Zinedine Zidane plotëson kushtet që kërkon Federata e Brazilit: është i huaj, ka një karrierë të mirë dhe është i lirë.

Për më tepër, francezi i njeh mirë disa nga lojtarët e skuadrës braziliane, si Vinicius , Eder Militao dhe Casemiro , të cilët i kishte nën urdhrat e tij te Real Madridi.

Zidane mund të bëhet trajneri i parë i huaj i ‘Canarinhas’ që nga argjentinasi Filpo Nunez në vitin 1965.

Ancelotti është përmendur gjithashtu prej kohësh si kandidat potencial, e po ashtu edhe Luis Enrique, por mediat franceze nënvizojnë se as Zinedine Zidane nuk duhet të hidhet si opsion serioz për Brazilin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.