Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Brazili kërkon çerekfinalen e Botërorit me fitore ndaj Koresë së Jugut, rikthehet Neymari

Gazeta10
05 December 2022 - 11:57

Rikthimi i Neymari është lajmi më i mirë që mund të merrte Brazili në prag të ballafaqimit me Korenë e Jugut për të kërkuar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.

Për pesë herë fituesit e Kupës së Botës, Brazilin, ky është takimi i parë me Korenë e Jugut në një ndeshje me karakter garues dhe vjen pas disfatës befasues nga Kameruni në fazën e grupeve.

Rikthimin e Neymar nga lëndimi e konfirmoi të dielën trajneri i Brazilit, Tite, i cili tha se ai po stërvitet me ekipin dhe do të jenë në fushë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “974” me fillim nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Brazili (4-2-3-1): Alisson; Militao, Silva, Marquinhos, Danilo; Fred, Casemiro; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richarlison.

Koreja e Jugut (4-3-3): Kim Seung-gyu; Kim Moon-hwan, Kwon Kyung-wan, Kim Min-jae, Kim Jin-su; Hwang In-beom, Jung Woo-young, Lee Kang-in; Lee Jae-sung, Cho Gue-sung, Son Heung-min.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.