
Brightoni po frikësohet gjithnjë e më shumë se trajneri italian, Roberto de Zerbi, do të largohet këtë verë pas interesimit nga Barcelona, Chelsea dhe Liverpooli. Megjithatë, Brightoni ka njoftuar se klubi që dëshiron ta ketë trajnerin italian do të duhej të paguante më shumë se 15 milionë euro si kompensim.
De Zerbi është një prej trajnerëve më të kërkuar aktualisht.
Nën drejtimin e tij Brightoni zë vendin e tetë me 42 pikë.