Gazeta10

Broja dhe Gallagher objektivat kryesore të Newcastle United

Newcastle United është hedhur në sulm për ti siguruar shërbimet e dyshes së Chelseat, Armando Broja dhe Conor Gallagher, raporton Gazeta10.

Siç raportojnë mediat angleze, Broja dhe Gallagher janë dy syniet kryesore të trajnerit të Newcastle, Eddie Howe.

Broja dhe Callagher që të sezonin e kaluar ishin të huazuar te skuadrat Southampton dhe Everton dhe kaluan secili një edicion mjaft pozitiv.

Broja arriti që të shënojë nëntë gola në sezonin e kaluar në Premierligë dhe shumë ekipe angleze dhe jo vetëm kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Largimi i Brojës nga Chelsea mund të ndodhë vetëm nëse “Blutë e Londrës” transferojnë një sulmues tjetër deri në fund të afatit kalimtar.

Sulmuesi shqiptar pati disa minuta me ekipin londinez në dy ndeshjet e para të Premierligës, kundër Evertonit dhe Tottenhamit.

Në anën tjetër, mesfushori anglez Conor Gallagher me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea në formë huazimi.

Gallagher pati një stinor mjaft të mirë te Crystal Palace dhe kishte zgjuar interesimin e shumë skuadrave angleze për shërbimet e tij.

Chelsea është në negociata për transferimin e Frenkie De Jong dhe një ardhje eventuale e mesfushorit holandez, nuk do ti jepte hapësira të mjaftueshme Gallagherit. /Gazeta10/

NË FOKUS

vrasja-ne-malisheve-2-e1695197794625-673x480-1
Vrasja në Malishevë, trupi i pajetë ende në rrugë (FOTO)
Tenistja
Dëshmia tronditëse e tenistes franceze: Trajneri më përdhunonte tre herë në ditë
Screenshot 2023-09-20 113457
Vrasja në Malishevë - Viktima dhe dorasi ishin kolegë pune, la pas dy djem (Foto)
378300025_199794649674793_8964987076832914870_n
Pamje shokuese, familjari poston fotot e nipit të mitur që u rrah nga mësueset e një kopshti (Foto)
IMG_4246
E dhimbshme: Dy 18 vjeçarë shqiptarë vdesin në një aksident në Zvicër
Screenshot 2023-09-20 091948
Ekskluzive: Ky është personi që u vra në Malishevë (FOTO)
377107663_1262657837695256_5506678351404178209_n
Video virale e hajdutit kur “shtypet” nga traktori pasi tentoi ta vidhte
Familja-Shala-Elshani
Shkelja e dy këmbësorëve në Pejë : Familja Shala shtrijnë dorën e pajtimit ndaj Elshanit (VIDEO)