
Mbrojtësi Bujar Idrizi ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit.
Idrizi këtë vendim e ka marrë për arsye personale dhe jetën do ta vazhdoj në Gjermani pranë familjes së tij.
Largimin nga Llapi, Idrizi e ka konfirmuar përmes në postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur familjarë, miq, trajnerë e bashkëlojtarë! Rrugëtimi im si Kapiten dhe futbollist i skuadrës së zemrës sime, Llapi po përmbyllet pasi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosovës dhe do i bashkangjitem familjes sime në Gjermani. KF Llapi do mbetet përherë shtëpia ime e dytë, pasi me emocion, dinjitet e krenari kam udhëhqur një “ushtri” të tërë bardhekaltër për gjatë kësaj kohe duke mos kursyer asnjëherë asgjë nga vetja ime” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Idrizit.
Bujar Idrizi ishte pjesë e Llapit për katër vjet e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe me skuadrën nga Podujeva ai arriti të fitoi dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën.
Përveç Llapit, Idrizi ka bërë karrierë edhe në disa skaudra të tjera kosovare si Prishtina, Trepça, Trepça ’89 dhe Hysi.