Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bujar Osmani tregon se çfarë bisedoi me ministren Gërvalla

Gazeta10
26 May 2023 - 10:26

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Osmani ka takuar kryediplomaten  Donika Gërvalla në takimin e parë sot në Prishtinë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregoj se çfarë u diskutua në këtë takim.

“Perspektivat bilaterale, roli i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishin temat qendrore që sot diskutuam me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla -Shëarc.
OSBE-ja fuqishëm e mbështet dialogun me Beogradin, i cili jo vetëm që i mbron interesat e të gjitha komuniteteve, por edhe kontribuon në stabilitetin e rajonit në përgjithësi. Investimi në fqinjësi të mirë, veçanërisht në rajonin tonë është investim në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, i cili udhëheq me kryesimin e OSBE-së ka thënë se kjo organizatë mbështet këtë proces.

“Organizata jonë do të vazhdojë ta inkurajojë dialogun politik dhe klimën pozitive, sepse mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve janë kryesore për forcimin e marrëdhënieve ndëretnike”, shtoj Osmani në njoftimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.