
Klubi i Prishtinës po del të jetë klubi më aktiv gjatë këtij afati në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit kanë pësuar ndryshime në skuadër, duke larguar disa lojtarë e afruar disa të tjerë.
Pas largimit të Albin Prapashticës, Arlind Shabanit, Gledi Micit, Gentrit Begollit, Mendurim Hotit, Endrit Krasniqit, largimi i radhës te Prishtina është mbrojtësi, Bujar Pllana.
Largimin e tij nga Prishtina, Pllana e konfirmoi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Fc Prishtinës. Falenderoj kryesinë, trajnerët, bashkëlojtart ,si dhe të gjithë stafin. Gjithashtu falendëroj tifozat Plisat për përkrahjen e dhënë. Klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen.” – thuhej ndër të tjerash në deklaratën e Pllanës.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar ishte pjesë e klubit bardhekaltër për një vit e gjysmë, pas iu bashkua Prishtinës në janar të 2022-tës nga skuadra e Feronikelit.
Gjatë këtij edicioni, Pllana është paraqitur në 28 ndeshje me Prishtinën në të gjitha garat, duke shënuar katër gola e ka dhuruar 1 asist.