Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bujqit ankohen për vonesa të granteve

Gazeta10
28 August 2022 - 19:04

Raporti: Gentiana Gashi

Procedurat burokratike, llogariten të jenë shkaktarët për vonesën e marrjes së mbështetjes nga shteti. Bujqit thonë se këto telashe s’i kanë pasur viteve të mëhershme. Sindikata akuzon ministrinë e bujqësisë për keqpërdorim të buxhetit dhe dështim në planifikim. Ndërkohë, ministri i këtij dikasteri është lëvduar për numrin e madh të bujqve që janë mbështetur, shkruan Kanal10.

Ndonëse pritshmëri për të mbjellat dhe mbështetja nga shteti ishin të larta, bujqit nuk edhe këtë herë nuk janë të kënaqur.

Procedurat burokratike po konsiderohen pengesë e madhe që kanë ndikuar në vonesën e granteve.

Bujku Mehdi Bresilla, thotë se me vonesa të tilla nuk janë ballafaquar viteve paraprake.

Ai thotë se thatësira dhe jo vetëm përgjatë këtyre muajve kanë bërë që rendimentet të ulën për dyfish.

Derisa shtoi se çmimet e preparateve kryesore kanë pësuar rritje enorme këtë vit.

Se ministria po keqpërdor buxhetin dhe ka mungesë të planifikimit për subvencione, tregon  kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve në Kosovë, Tahir Tahiri.

Ai thotë se ministria e Bujqësisë nuk po i ndan pagesat kur bujqit kanë nevojë për to.

E ndryshe thonë nga ministria e Bujqësisë.

Ministri Faton Peci, të dielën deklaroi se mbi 16 mijë fermerë kanë qenë përfitues të granteve  dhe se ka nisur edhe procesi i pagesave direkte.

Ministri shtoi se procesi i aplikimit për grante është mbyllur javën e kaluar si dhe u bëri thirrje të gjithë fermerëve të cilët kanë qenë kultivuesit e grurit të deponojnë dëshmitë e tyre te drejtoritë komunale për Bujqësi deri më 02 shtator. /Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.