Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bukoshi: Kurti kryeministër duhet “ta vrasë” Kurtin opozitar, pastaj t’i mund kundërshtarët

Gazeta10
30 October 2022 - 21:19

Intervista e ish-kryeministri Bujar Bukoshi për Tema është komentuar në mediat shqiptare. Veçmas deklaratat e tij për kryeministrin Kurti. Ai tha se armiku më i madh i kryeministrit Albin Kurti është vet ish-Albin Kurti para fitore.

Bukoshi ka thënë se Albin Kurti kryeministër duhe ta ‘vrasë’ Albin Kurtin opozitar, e që sipas tij, vetëm pastaj duhet të mendojë t’i mund kundërshtarët e tjerë.

“Kurti nuk e ka betejën me shqiptarët. E ka me Serbinë dhe punën herkuliane ta bindë bashkësinë ndërkombëtare. Shqiptarët ia kanë dhënë atij një mandat ta përmbyllë këtë punë. Ai nuk mund të abuzoj me faktin që nuk ka kundërshtarë të fortë. Armiku më i madh i tij tani është vet ish Albin Kurti i para fitores. Ai që nuk njihte Republikën, pavarësinë, dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës.

Tani ky Albin Kurti kryeministër duhet “të vrasë” së pari Albin Kurtin opozitar e pastaj të mendojë si t’i mundë kundërshtarët e tjerë. Dhe nuk është aq e lehtë të vrasësh vetveten. Dhe ajo do një farë burrërie”, ka thënë Bukoshi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.