
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për raportin e punës së Qeverisë së Kosovës, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku gjatë fjalimit të saj është penguar nga deputeti i VV-së, Dimal Basha të cilit ajo ia ktheu duke i thënë Dimal ulu aty dhe mos pengo. “Edukohu sepse ju mungon edukata”, tha ajo.
Deputetja Bunjaku ka hedhur një serë akuzash në drejtim të Qeverisë dhe ministrave të kësaj qeverie.
“Qeverisja suaj ka dhënë premtime të rrejshme si edhe kauzat tuaja”, tha ajo.
Ai tutje tha se i keni zvogëluar pagat e punëtorëve, e bëtë pagën e aktorëve të barabartë me të mjekut i cili ka tjetër përgjegjësi. /Gazeta10/