Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Burim Ramadani: Barazia para ligjit duhet të nisë nga pushteti

Gazeta10
19 May 2026 - 22:22

Burim Ramadani, në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se elementi kryesor mbi të cilin duhet të fokusohet Kosova është barazia para ligjit, duke theksuar se kjo duhet të fillojë nga zyrtarët më të lartë të shtetit.

Ramadani tha se në Kosovë ekziston një situatë shqetësuese, ku sipas tij, ka zyrtarë të lartë që nuk u përgjigjen institucioneve të drejtësisë.

Ai përmendi kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se është rasti i vetëm publik që nuk i është përgjigjur Prokurorisë.

“Në Kosovë ekziston një njeri që shëtitet lirshëm dhe nuk i përgjigjet Prokurorisë, e ai është Albin Kurti. Nuk di ndonjë rast tjetër që publikisht thotë ‘nuk vij’ dhe vazhdon normalisht punën”, deklaroi Ramadani.

Sipas tij, kjo situatë tregon gjendjen e rënduar të integritetit të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë Prokurorinë dhe gjykatat.

Ramadani shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë dhe verifikimit institucional, në mënyrë që të rikthehet besimi në sundimin e ligjit dhe funksionimin e shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.