Gazeta10

Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, ka reaguar ashpër ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi, pas deklaratës së këtij të fundit.


Behluli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur “psikopat” hoxhën Krasniqi, ka thënë se Shkurte Fejza dhe familja besojnë fuqishëm në perëndi.

“Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dhë asnjë fotografi dhe imazh sepse do të ballafaqohemi me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”, ka shkruar ai.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vuajmë mendjen”.

Tutje Behluli theksoj se feja e tyre është shqiptaria.

“Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetem SHQIPTARIA”, përfundon postimi i tij.

Ky reagim i tij erdhi pasi hoxhë Shefqet Krasniqi  tha për këngëtaren Shkurte Fejza se fama nuk I kryen punë pasi e njëjta nuk është fetare.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët