
Një burrë në Malishevë ka sulmuar fizikisht tri gra të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore dhe më pas i’u është ofruar ndihma mjekësore.
Sipas raportit policor i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Malishevë 08.10.2023 – 14:00. I dyshuari kosovar ka sulmuar fizikisht 3 viktimat femra kosovare të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raportin policor.