Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bushati paralajmëron luftë të ardhshme nëse themelohet Asociacioni

Gazeta10
30 January 2023 - 17:37

Publicisti nga Tirana, Andi Bushati ka thënë se këmbëngulja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme”.

Bushati ka thënë sot se themelimi i Asociacionit do të synojë ndarjen e Kosovës.

Megjithatë, ai ka deklaruar se serbëve të Kosovës iu duhet më shumë autonomi në disa fusha.

“Nuk ka dyshim se serbeve i duhet me shume autonomi per arsimin, shendetesine, apo financat e tyre”, ka thënë ai.

“Por te kembengulesh per nje 𝗮𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘁𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲, pikerisht ne momentin kur keta te fundit, ngrejne 𝗯𝗮𝗿𝗿𝗶𝗸𝗮𝗱𝗮 nen dirigjimin e Beogradit, do e thote te pergatisesh nje lufte te ardhshme, qe do synoje ndarjen e Kosoves”, është shprehur Bushati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.