
Lionel Messi të mërkurën në mbrëmje e zyrtarizoi kalimin tek Inter Miami, ndërsa të enjten është raportuar se në këtë skuadër do të transferohet edhe Sergio Busquets.
Messi dhe Busquets për një kohë të gjatë kanë luajtur së bashku te Barcelona dhe kanë fituar shumë trofe së bashku.
“Cadena SER” të enjten shkroi se dyshja do të ribashkohet në ligën MLS në SHBA, te skuadra e Inter Miamit.
Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda 48 orëve.