Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Buxheti për projektet infrastrukturore (VIDEO)

Gazeta10
12 November 2022 - 19:35

Raporti: Arza Kastrati

I pamjaftueshëm po vlerësohet buxheti i paraparë për projektet infrastrukturore për vitin e ardhshëm. Njohës të fushës së ekonomisë thonë se me buxhetin prej 69 milionësh, projektet vetëm se do të mbesin në gjysmë, pa u përfunduar. Sipas tyre, për shkak të rritjes së çmimeve, mjetet e ndara janë të pamjaftueshme.

Njohësit e ekonomisë e kanë vlerësuar të pamjaftueshëm buxhetin e paraparë prej 69 milionë euro për projektet infrastrukturore për vitin 2023.

Ata thonë se duke marrë parasyshë rritjen e çmimeve, mjetet e ndara janë të pa mjaftueshme për të përfunduar këto projekte.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu ka thënë se buxhetin e paraparë për vitin e ardhshëm, nuk do të mund përfundojnë rrugët e parapara, qoftë ajo, Prishtinë- Gjilan, Prishtinë-Pejë apo Prishtinë-Podujevë.

Ndërsa, edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka thënë se me mjetet e parapara, nuk do të mund të përfundojnë projektet infrastrukturore të nisura vite më parë

Projekbuxheti prej 3.2 miliardë euro për vitin 2023 është konsideruar jogjithpërfshirës, derisa ekonomistët kanë ngritur kritika se me të nuk janë planifikuar edhe ndarjet buxhetore të veçanta për Projektligjin për Pagat, si dhe nuk është vënë në prioritet sektori i energjetik për investime. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.