Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Buzhala fton të gjithë gazetarët të futen në grevë pas vendimit të Ministrisë ndaj Klanit

Gazeta10
28 July 2023 - 17:22

Gazetari dhe drejtori i Nacionales, Berat Buzhala, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Buzhalla tha se qeveria ka marrë vendim përfundimtar për mbylljen e Klan Kosovës, teksa ftoi të gjithë gazetarët që të solidarizohen me Klanin.

“Ky është një test i vërtetë dhe serioz i demokracisë dhe medias së lirë. Nuk mund t’i nënshtrohemi më mentalitetit të Dejona Mihalit. Një grevë e përgjithshme e mediave të pavarura dhe gazetarëve është e garantuar”, tha Buzhala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.