Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cafu: Të dielën do ta përkrah Argjentinën për shkak të Messit

Gazeta10
16 December 2022 - 9:44

Njëra prej legjendave të futbollit brazilian, Cafu, është shprehur në lidhje me finalen e Kupës së Botës, që do të zhvillohet të dielën mes Argjentinës dhe Francës. Ai hapur është rreshtuar në përkrahje të Argjentinës për arsye të Lionel Messit

Rivaliteti mund të jetë marramendës mes Argjentinës dhe Brazilit, por kjo nuk do të thotë që emrat e mëdhenj të futbollit brazilian të mund të qëndrojnë indiferentë përballë një klasi të pastër çfarë ka Lionel Messi.

Së fundi, ishte Cafu ai që deklaroi fare hapur se do ta mbështetë Argjentinën në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës. Njeriu kyç që ka bërë që Cafu të rreshtohet kësisoj është Lionel Messi me anë të stilit të tij unik se si luan.

Do ta përkrah Messin dhe me automatizëm edhe Argjentinën. Messi ka bërë një Botëror shumë të mirë, tha ai.

Argjentina humbi ndeshjen e parë dhe të gjithë iu vërsulën me kritika. Pastaj, papritmas, mori komandën dhe tha ‘mi lërni mua këto’. Më pëlqejnë lojtarët e mëdhenj, si ata që bëjnë dallimin. Messi është ndër ta.”

Messi deri tani në Kupën e Botës ka fituar katër herë çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.