UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit, raporton Gazeta10.
Spanjollit Jose Luis Munuera i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë sfidë.
Munuera do të ndihmohet nga Inigo Prieta dhe Antonio Ramon Martinez Moreno, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Jorge Figueroa Vazquez.
Ballkani do të ndeshet me Sivassporin të enjten me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Eylul” në Turqi.
Ballkani gjendet në grupin G të Ligës së Konferencës së bashku me Sivassporin, Slavia Pragën dhe Clujin.
Pas dy ndeshjeve Ballkani në këtë grup ka një barazim dhe një humbje, ndërsa ekipi turk pas dy xhirove ka një fitore e një barazim. /Gazeta10/