Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Calhanoglu: Gjaku im është zikaltër

Gazeta10
20 May 2024 - 21:30

Hakan Calhanoglu është në Itali qe një kohë të gjatë, ndërsa e ndau eksperiencën mes Milanit dhe Interit.

Mirëpo, ylli turk e ka ndarë mendjen.

Ai ndihet interist me zemër dhe me mendje, ndërsa e ka lënë prapa krahëve eksperiencën që e pati tek rivalët e Zikaltërve, respektivisht tek Kuqezinjtë.

Përfaqësuesi turk po e shijon në maksimum “Scudetton” që e fitoi me “Nerazzurri” pas një sezoni fantastik të ekipit, por edhe të tij personal.

“Është një ëndërr. I falënderoj të gjithë. Nga viti im i parë këtu tifozët më kanë ndihmuar shumë. Shokët e skuadrës të parët, natyrisht, e më pas sigurisht tifozët më ndihmuan që ta ngrisja dhe ta shfaqja vlerën time”, u shpreh fillimisht Calhanoglu në një intervistë për “Sport Mediaset”.

“Objektiv i skuadrës është që ta shkruajmë sa më shumë të jetë e mundur historinë për këtë klub të mrekullueshëm dhe besoj se këtë veçse e kemi nisur me yllin e dytë në fanellë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”, vazhdoi Calha.

Më pas, ai e dha një deklaratë dashurie për mbështetësit e tij.

“Jam qe shtatë vjet në Milano, por gjaku im është zikaltër”, përfundoi mesfushori kreativ, i cili është njëri prej më të mirëve në Serie A në pozitën e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.