
Ish konsulli, Blerim Canaj, ka komentuar vizitën e nesërme e Emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, në Kosovë.
Canaj në Politiko, ka deklaruar se sipas tij, ardhja e tij në Kosovë është për t’i bërë presion Qeverisë Kurti për marrëveshje, raporton Gazeta10.
“Mendoj që më shumë ka të bëjë me njëfarë presioni që do t’i bëjë qeverisë sonë, dhe mendoj se do të diskutohet për atë punë. Nuk e di a do të bëhet presion për marrëveshje përfundimtare… Fokusi i kësaj vizite, më shumë do të jetë për asociacionin, manastirin”, ka deklaruar ai./Gazeta10