Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çanak: Vuçiq e di mirë se përsëritja e një Bansjke tjetër, do të ishte katastrofale për Serbinë

Gazeta10
06 September 2024 - 12:41

Ish-kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Vojvodinës tha se nuk beson se do të ketë një përsëritje të ndonjë sulmi terrorist, i ngjashëm me atë të Banjskës, sepse, sipas tij, ajo ngjarje ka qenë fundi i përpjekjeve të tilla. Sipas tij përsëritja e përpjekjeve të tilla do të ishte katastrofale për Serbinë.

Ai shtoi se këtë e di mirë Vuçiqi.

“Sulmi në Banjskë, mendoj se ka qenë fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës”, tha Çanak.

Ndërkaq duke folur për Radojçiqin, Çanak tha se i gjallë nuk do të arrijë në Kosovë, sepse dëshmia e tij do t’i dëmtonte shumë shërbime në Serbi.

 “Vuçiqi nuk ka interes të nisë ndonjë lloj konflikti”, u shpreh Çanak, derisa Rusia, sipas tij, ka interesim për ta destabilizuar rajonin, përmes Republikës Serbe.

Për vizitën e shefit të CIA-s në Serbi, Bosnjë e Kosovë, Çanak tha se në Serbi nuk është diskutuar shumë.

“Mesazhi i tij ka qenë shumë i qartë: çmontimi i rrjetit kundër-zbulues rus, pra rusët në aspektin politik duhet të hiqen nga Ballkani; nuk mund të ketë dhunë, nuk mund të ketë ide për secesione, (largimi i Republikës Serbe nga BeH v.j.)”, tha Çanak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.