Gazeta10

Çeku e çon në Anti-Korrupsion listën e MKRS-së që parasheh mijëra Euro përfitime për OJQ-të “e tij”

Lista preliminare e OJQ-ve përfituese nga Ministria e Kulturës në fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar për trajtim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo me vetë kërkesën e Ministrit Hajrulla Çeku, ministria e të cilit në mesin e përfituesve të përzgjedhur nga komisioni u gjeten organizata të cilat kanë kanë lidhje me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur vlerësimet për rastin e ndarjeve buxhetore për Organizatat Joqeveritare në Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që udhëhiqet nga ministri, Hajrulla Çeku.

Nga APK-ja kanë bërë me dije për Gazetën Online Reporteri.net se ka qenë vetë Çeku ai i cili ka parashtruar kërkesë që Agjencia të bëjë vlerësimet e saj për këtë rast.

“Ju njoftojmë që me kërkesë të Ministrit Hajrulla Çeku, Agjencia është duke vlerësuar ketë rast. Agjencia bën publike vetëm vendimin final”, thuhet në përgjigje.

Veprimi i Ministrit Çeku erdhi tek pasi në media u raportua se nga i procesi në fjalë Ministria e Kulturës se ndau mjete financiare për OJQ-të në të cilën vetë anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ishte drejtor e bashkëthemelues. Madje, për këtë pati edhe reagime e kritika nga opozita e shoqëria civile.

Në lidhje me listën e publikuar të OJQ-ve përfituese nga Ministria e Kulturës në fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, MKRS-ja, me 27 qershor 2024, i ka thënë gazetës online Reporteri.net se nuk është përfundimtare.

“Për pyetjet e juaja drejtuar MKRS-së në lidhje me Thirrjen Publike “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”, ju informojmë se procesi ende nuk ka përfunduar në tërësi. Aktualisht jemi në periudhën e pranimit të ankesave dhe pas shqyrtimit të tyre do bëhet publikimi i listës përfundimtare”.

Ministria e Kulturës, thirrjen publike për t’u dalë në ndihmë OJQ-ve në fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore e kishte shpallur qysh në mars të këtij viti.

Lista preliminare e OJQ-ve të përfituese u publikua me 25 qershor 2024. Në mesin e Organizatave Jo-qeveritare, në listë, në kategorinë e parë u gjet edhe “Ec Ma Ndryshe”, organizata ku ministri Çeku në të kaluarën mbante pozitën e drejtorit, si dhe “Fondacioni Lumbardhi”, OJQ-ja ku Ministri aktual i Kulturë ishte bashkëthemelues i saj.

Përveç ministrit Çeku, listën e themeluesve të OJQ-së ‘Fondacioni Lumbardhi’ e përbëjnë edhe katër persona të tjerë. Sipas web-faqes ku tregohet data baza e çfarëdo organizate jo-qeveritare, pjesë e ‘Fondacioni Lumbardhi’ si bashkëthemelues janë edhe Ares Shporta, Aliriza Arënliu, Doruntina Ukimeri si dhe Veton Nurkollari. Ajo u themelua më 20 prill 2015.

Ndërkohë angazhimin e Ministrit Çeku në OJQ ‘Ec Ma Ndryshe’, e konfirmon edhe biografia e publikuar në bloëgun e tij.

“Përgjatë viteve ka qenë i angazhuar në shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Klubi për Politikë të Jashtme dhe EC Ma Ndryshe”, shkruhet në biografinë e Ministrit të Kulturës, njëherësh edhe figurë e rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aktualisht, sipas raportimeve, “Ec Ma Ndryshe” drejtohet nga vëllai i Ministrit Hajrulla Çeku, Fitimi.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë