Gazeta10

Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem – Kurrë hallall mos ju qoftë

Përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Çerkini ka folur për pakënaqësitë e tij se si është duke u trajtuar çështja e personave të pagjeturë nga ekzekutivi.

Madje Çerkini nën emocione ka treguar se deri më tani vetëm në pikën kufitare të Merdares kanë shkuar 67 herë për t’i verifikuar nëse janë apo jo trupat e fëmijëve të rij, shkruan Gazeta10.

“Ne kemi të dhëna të vecanta me data, me kohë kur na u kanë marrë fëmija e kur kanë dalë jashtë Kosovës, e kur janë varrosur në Kosovë. Ende s’kemi informata edhe për 1612 plotë që 24 vjet, as unë as Nysretja e shumë nëna tjera kanë pritur shumë që do të ndodhë dicka në Bruksel. Shuumë pak pres që kanë me i thanë katër fjali për personat e pagjetura. Është marre me shku pa një prind, në mesin e asaj bisede për personat e pagjetur. 67 herë kemi qenë në Merdare tu mendu a është copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marrë këto sene serioze për persona të pagjeturë, kurrë hallall mos ju qoftë”, u shpreh Çerkini./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit