
Një fletore me ca kopertina të kuqe, përplasi panelistët e “Politikos” këtë edicion.
Shkak i një debati të ashpër u bë vetë ngjyra e fletores, ku opinionisti dhe gazetari Ridvan Berisha iu drejtu komentatorit Krenar Shala duke e pyetur se “çfarë dashnie ki të për komunizmin, a bon me ditë që po prezanton me fletore të kuqe?”
Për këtë, Shala iu kundërpërgjigj Berishës duke i thënë se ka respekt për emocionet e tij, shkruan Gazeta10.
Gjithë kjo bërë që gazetari Berisha të ‘shpërthej’ edhe më shumë ndaj Shalës duke hedhur dyshime edhe në empatinë e këtij të fundit ndaj krimeve të luftës në Kosovë.
“A ke emocione për mbi 400 masakra që po përkujtohen në Kosovë, a je njeri a s’je? Nuk po e shoh asnjë empati tënde ndaj masakrave që kanë ndodhur në Kosovë”,- ka thënë Berisha.
Më poshtë mund të ndiqeni videon e debatit në “Politiko”./Gazeta10