
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për Fondin Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftun, tha se jemi afër themelimit të Fondit Sovran.
Sipas tij Fondi Sovran krijon profit për shtetin e Kosovës.
“Ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e Fondit Sovran”, theksoi ai.
Ai ka lavdëruar qeverisjen e tij për çka tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.
Kurti ka përmendur edhe fitoret në Arbitrazh që janë arritur nga Kosova. Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe rritjen e ekonomike të Kosovës, që është njëra ndër të mëdha në vendet e rajonit, e që ishte mbi 7 %. Ai përmendi edhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovës.
Por çfarë është fondi sovran?
Në neni 15 të këtij projektligji janë të detajuara edhe qëllimet i tij.
“Fondi ka këto qëllime: të menaxhojë pasuri të rëndësishme publike, duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investime përmes mirëqeverisjes, planifikimit të duhur afatgjatë dhe mbikëqyrjes së efektshme”.
E përveç kësaj, parashihet që ky Fond të jetë menaxher i aseteve të ndërmarrjeve publike dhe investitor financiar, si dhe e ka mundësinë të themelojë ndërmarrje të reja.
“Fondi nuk mund të zotërojë më shumë se 30 për qind të aksioneve të shoqërisë private ose të shoqërisë që ka selinë, shumicën e kapitalit dhe veprimtarinë kryesore jashtë Republikë së Kosovës. Por mund të themelojë ndërmarrje të re ose të fitojë pronësinë në ndërmarrje sipas nenit 28 të këtij ligji”.
Sipas draft projektligjit kapitali themeltar i Fondit është njëzet milionë ero, i cili mund të rritet me statutin e Fondit. /Gazeta10/